Koreja e Veriut përshpejton procedurat për lançimin e satelitit në hapësirë

Bota

Koreja e Veriut përshpejton procedurat për lançimin e satelitit në hapësirë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:07

​Pavarësisht apelit dhe presionit të ardhur nga fuqitë ndërkombëtare dhe nga vendet fqinje, Koreja e Veriut duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga misioni i saj për të lançuar një satelit në hapësirë.

Qeveritë e Koresë së Jugut dhe të Japonisë, kanë deklaruar se Pyongyang-u ka përshpejtuar edhe procedurat për lançimin e raketës. Sipas burimeve të inteligjencës thuhet se kjo gjë pritet të ndodhë midis datave 7 dhe 14 shkurt, ndryshe nga afati i mëparshëm i cili parashikonte se lançimi do të bëhet midis datave 8 dhe 25 shkurt.

Në rast se Koreja e Veriut do t’a dërgojë deri në fund misionin e saj, atëherë ajo do të shkelë automatikisht një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së, e cila e ndalon qeverinë e Pyongyangu-t nga kryerja e cfarëdo lloj testimi që lidhet me armët nukleare ose me raketat.

Fqinjët e Koresë së Veriut kanë deklaruar se do të qëndrojnë në gadishmëri për të evituar cdo incident të mundshëm. Japonia ka bërë me dije se do të mbajë të aktivizuara sistemin e raketave mbrojtëse dhe se do të shkatërrojë cdo objekt që do të kërcë nojë sigurinë e vendit.

Pavarësisht se koreano veriorët janë shprehur se testimi do të ketë qëllime shkencore, autoritetet ndërkombëtare druhen se lancimi i satelitit mund të përdoret për qëllime ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat