Taiwani goditet nga tërmeti 6.4 shkallë

Bota

Taiwani goditet nga tërmeti 6.4 shkallë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:20

Qindra njerëz raportohet se janë ngujuar në një ndërtesë pas tërmetit me magnitudë 6.4 shkallë që goditi Taiwanin.

Dhjetëra ndërtesa thuhet se janë shembur nga dridhja që goditi ishullin të shtunën në orën katër të mëngjesit.

Mediet kineze raportojnë se Tainani, qytet në jug-perëndim, është më i godituri nga tërmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat