Një i vdekur nga rrënia e vinçit në Manhattan

Bota

Një i vdekur nga rrënia e vinçit në Manhattan

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:05

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime serioze në Manhattan të New Yorkut, pas rrëzimit të një vinçi, ka konfirmuar departamenti i zjarrfikësve në këtë qytet.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur të premten në mëngjes, në lagjen Tribeca.

Vinçi ka rënë në disa makina të parkuara, duke shkatërruar disa prej tyre, dhe ka përfunduar në një udhëkryq.

Informacione të tjera mbi këtë aksident nuk ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat