OKB-ja heton mbajtjen e Assange nga Britania e Madhe

Bota

OKB-ja heton mbajtjen e Assange nga Britania e Madhe

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 17:01

Grupi punues i OKB-së mbi ndalimin arbitrar të krijuesit të wikiliksit Julian Assange pritet të shpallë rezultatet e hetimit të premten. Ndërsa, BBC kupton se paneli do të gjejë një zgjedhje në favor të Assange, pasi Wikileaks shkroi në Twitter se ai është duke pritur një "konfirmim zyrtar", në favor të tij.

Assange kërkoi azil në ambasadën ekuadoriane në Londër në vitin 2012, ku edhe gjendet aktualisht për të shmangur ekstradimin në Suedi, mbi pretendimet e një sulmi seksual, të cilën ai e mohon.

Në vitin 2014, Assange u ankua në OKB se ai është duke u "ndaluar në mënyrë arbitrare", nuk mund të largohet nga ambasada ekuadoriane pa u arrestuar.

Julian Assange më herët tha se pasaporta e tij duhet të kthehet, si dhe urdhërarresti i tij të hiqet nëse paneli i OKB-së e shpall atë si një i mbajtur në mënyrë arbitrare.

Mirëpo një zëdhënës i qeverisë tha se Assange ende përballet me një akuzë të dhunimit, ndërsa ka një mandat-arrest evropian.

"Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Assange nuk ka qenë i ndaluar në mënyrë arbitrare nga Britania e Madhe. Por në fakt është duke shmangur arrestimin e ligjshëm, duke zgjedhur për të qëndruar në ambasadën ekuadoriane. Mbr etëria e Bashkuar vazhdon të ketë një detyrim ligjor për të ekstraduar Assange në Suedi " shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat