Brazili i shpall luftë virusit Zika

Bota

Brazili i shpall luftë virusit Zika

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 07:22

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka shpallur luftë kundër mushkonjave që shkaktojnë virusin Zika.

Në një mesazh televiziv drejtuar kombit, ajo ka thënë se dita e mobilizimit kombëtar do të mbahet të shtunën, kur mijëra ushtarë dhe punonjës shtetërorë do të përpiqen të zhdukin insektet në shtëpitë dhe zyrat e tyre.

Rousseff ka thënë se shumica e mushkonjave shumohen në ose pranë shtëpive të banueshme.

Virusi Zika bën që foshnjat të lindin me tru të pazhvilluar.

Brazili ka parë shpërthim masiv të këtij virusi, i cili është duke u përhapur në të dyja Amerikat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë emergjencë globale shëndetësore.

OBSH ka shfaqur po ashtu shqetësim nga raportet se virusi Zika është transmetuar sekskualisht në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat