Çudi: Hamburgu voton kundër LO 2024

Bota

Çudi: Hamburgu voton kundër LO 2024

Nga: Fitim Dika Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 23:45

Vështirë se të ketë ndodhur më parë, por edhe më vështirë të dilte një rezultat i tillë. Nga referendum që ka organizuar komuna e Hamburgut në lidhje me organizimin e mundshëm të Lojërave verore Olimpike 2024, shumica e tyre kanë votuar kundër (51,6%), ndërsa 48,4% janë përgjigjur me Po, duke e nxjerrë jashtë loje qytetin verior gjerman, edhe pse shihej favorit.

Në zgjedhje morën pjesë 650.000 persona nga 1.3 milion votues në lista, ndërsa ekspertët theksojnë se rezultati negativ ka ardhur si pasojë e sulmeve të Parisit, skandali i blerjes së organizimit të Kupës së Botës 2006 nga Gjermania, aferat e ndryshme në FIFA dhe UEFA, si dhe kriza e refugjatëve.

Pak para votimit shumë media gjermane dhe anketa besonin në votën Po, që do dilte bindshëm fituese me 56% (ZDF), por duket se kalkulimet kanë dalë të gabuara

Tani për Lojërat Olimpike 2024 si konkurrentë kanë mbetur Budapeshti, Parisi, Roma dhe Los Angelos. Vendimi përfundimtar për organizuesin do merret në Lima, 2017./ Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat