Bombardimet ruse: 18 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Bota

Bombardimet ruse: 18 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:23

Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut, të paktën 18 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në qytetin Ariha në veriperëndim të Sirisë nga sulmet ajrore të kryera nga aeroplanët rusë, raporton Reuters.

Drejtori i observatorit sirian, Rami Abdulrahman, ka deklaruar se gjatë sulmeve kanë mbetur të vrarë 18 persona kurse mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Televizioni pro opozitar Orient, fillimisht kishte njoftuar se ishin vrarë 40 persona, por Reuters se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë.

Qyteti Ariha gjendet në provincën Idlib, që kontrollohet nga grupet rebele duke përfshirë edhe frontin Nusra që është i afërt me al Kaedën, edhe pse nuk është bastion i shtetit islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat