Damasku: Turqia ka rritur furnizimin me armë për terroristët, në këmbim të naftës

Bota

Damasku: Turqia ka rritur furnizimin me armë për terroristët, në këmbim të naftës

Nga: Arben Sylejmani Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 10:33

Ushtria e regjimit të Assadit po e fajëson Turqinë se po i dërgon armë dhe municion terroristëve të shtetit islamik, në këmbim të naftës, raporton Reuters.

“Turqia ka rritur dërgimin e armëve, municionit dhe pajisje të tjera ushtarake në Siri, në këmbim të naftës dhe antikave të grabitura nga terroristët shtet islamik, ka thënë një gjeneral i lartë i ushtrisë së Assadit.

"Ne kemi informata të sakta se Qeveria Turke kohët e fundit ka rritur mbështetjen për terroristët, duke i furnizuar atë me armë dhe municion për të vazhduar aktet e tyre kriminale në këmbim të naftës dhe antikave të vjedhura nga Siria dhe Iraku me çmime të ulëta”, thuhet në deklaratë të Komandës së Përgjithshme e Sirisë.

Një akuzë të tillë ditë më herët e ka bërë edhe Kremlini, pasi që Turqia rrëzoi aeroplanin rus, S-24.

Nga ana tjetër, presidenti turk Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë akuzat se Ankaraja është i përfshirë në tregtinë e naftës me terroristët, duke thënë se kush thotë deklarata të tilla, duhet t’i argumentoj ato.
Përkundrazi, Erdogan ka akuzuar Damaskun për blerjen e naftës nga ISIS-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat