Erdogan: S'do kisha dashur që kjo të ndodhte

Bota

Erdogan: S'do kisha dashur që kjo të ndodhte

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:04

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur sot, e Shtunë, zemërimin mbi bombardimin e aeroplanit rus dhe se dëshiron që kjo të mos përsëritet.

"Do dëshiroja të mos ndodhte kjo, por ndodhi. Shpresoj se diçka e tillë nuk do të përsëritet" deklaroi Erdogan në fjalimin para një grupi mbështetësish të tij.

Por edhe krahas keqardhjes së shprehur, Erdogan qëndron nën mbrojtjen e armatës turke dhe dërgoi kritika ndaj Rusisë lidhur me aktivitet e saj në Siri.

Erdogan edhe njëherë shprehu dëshirën për tu takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës së klimës në Paris, ku do marrin pjesë 147 shtete. Konferanca do mbahet 30.11.2015./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat