​SHBA: Të shtëna afër një klinike, ka të plagosur

Bota

​SHBA: Të shtëna afër një klinike, ka të plagosur

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:21

Një person i armatosur ka shtënë nga arma e zjarrit në afërsi të një klinike në Kolorado Spring. Sipas informacioneve të para tre policë janë plagosur.

Nuk ka informata zyrtare për civilë të plagosur. Sulmuesi i armatosur ka shtënë në kalimtarë dhe në policë ku më pastaj është barrikaduar në ndërtesën e klinikës.

Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse sulmuesi mban peng ndonjë person.

Zyrtari i Policisë Kirk Wilson ka thënë se dy policët e plagosur janë evakuuar, transmeton AP.

“Aksioni i Policisë është ende duke vazhduar” është thënë nga Policia e Kolorados për AFP-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat