Në Azerbajxhan vriten gjashtë persona

Bota

Në Azerbajxhan vriten gjashtë persona

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:06

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se dy policë dhe katër militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një bastisjeje në atë që Ministria e Brendshme e përshkroi si një "bande kriminale" që kishte planifikuar sulme terroriste në vend.

Të paktën 14 persona, përfshirë udhëheqësin e grupit Tale Bagirzade, u arrestuan gjatë bastisjes në lagjen Nardaran në periferi të Bakusë.

Ministria e Brendshme dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Baku në një deklaratë kanë thënë se Bagirzade udhëhoqi një grup të quajtur "Unitetit mysliman", që ka funksionuar "nën maskën e fesë dhe të planifikimit për të destabilizuar" vendin me kryerjen e " sulmet terroriste. "

Anëtarët e grupit "Unitetit mysliman" kanë qëlluar armë automatike dhe kanë hedhur granata dore mbi policinë, gjatë bastisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat