IS merr përgjegjësin për një sulm në xhami në Bangladesh

Bota

IS merr përgjegjësin për një sulm në xhami në Bangladesh

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:17

Militantët e Shtetit Islamik (IS) në Bangladesh, kanë marrë përgjegjësinë për një sulm ndaj një xhamie shiite, ku u vra një njeri dhe u plagosën tre të tjerë.

Një grup që e quan veten Shteti Islamik-Bangladesh kanë thënë se kanë sulmuar xhaminë me mitralozë.

Së paku pesë sulmues kanë qëlluar mbi personat që po kryenin gjatë lutjet e mbrëmjes, në xhaminë e fshatit Haripur, në qarkun verior Bogra të Bangladeshit.

Xhamia është ndërtuar me fonde nga Irani.

Policia më ka arrestuar dy persona.

Bangladeshi është ballafaqur me një valë sulmesh vdekjeprurëse gjatë këtij viti, kundër të huajve, shkrimtarëve laikë, dhe anëtarëve të komunitetit shiit, duke ngritur shqetësime se ekstremizmi fetar është në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat