Ndërtesa më e gjatë në botë do jetë në...Irak! (Foto)

Bota

Ndërtesa më e gjatë në botë do jetë në...Irak! (Foto)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:33

Një firmë londineze dëshiron të ndërtojë ndërtesën më të gjatë në botë, duke ia kaluar edhe Burj Khalifa (828 metra) në Dubai. Sipas planit, ndërtesa e re duhet të jetë 964 metra, por më shumë se arkitektura e saj ka ngjallur reagim vendndodhja e saj, Irak.

Ndërtesa e quajtur The Bridge, duhet të ndërtohet në qytetin Basra, që është larg zonave të ndikimit të ISIS dhe konflikteve tjera civile në Irak.

Në projekt parashihen edhe tre ndërtesa tjera, me gjatësi 723 metra, 484 metra dhe 60 metra respektivisht. Komplekset gjigante do shërbejnë për zyra, hotele, biznese, spitale dhe shkolla./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat