Turqia akuzon për “spiunazh” kryeredaktorin e gazetës që publikoi fotografitë e armëve që dërgoheshin në Siri

Bota

Turqia akuzon për “spiunazh” kryeredaktorin e gazetës që publikoi fotografitë e armëve që dërgoheshin në Siri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:32

Në pritje të gjykimit për spiunazh dhe tradhti, një prokuror turk ka kërkuar burgosjen e kryeredaktorit të gazetës turke “Cumhuriyet”, Can Dündar.

Në maj, kjo gazetë kishte publikuar fotografi të armëve për të cilat pretendonte se po dërgoheshin në Siri nga agjencia turke për inteligjencë.

Përveç tij, prokuroria ka kërkuar që në gjyq ta sjell edhe përfaqësuesin tjetër të “Cumhuriyet”-it në Ankara, Erdem Gul, transmeton KosovaPress.

Dundar ka arritur në gjykatë në Stamboll të enjten, duke thënë se ai dhe kolegët e tij kanë shkuar aty për ta mbrojtur gazetarinë.

“Erdhëm këtu që ta mbrojmë të drejtën e publikut për t’u informuar dhe të drejtën e tyre për ta ditur nëse Qeveria është duke i ushqyer ata me gënjeshtra. Erdhëm këtu për të treguar dhe dëshmuar se qeveritë nuk mund të përfshihen në aktivitete ilegale dhe ta mbrojnë këtë”, është cituar të ketë thënë Dundan nga mediat turke.

Artikujt e publikuar të gazetës turke në muajin maj pretendonin se Organizata Kombëtare për Inteligjen cë e Turqisë (MTI) kontrabandonte armë me kamionë drejt Sirisë, dhe për këtë ishte kapur dy herë. Supozohet se këto kamionë ishin ndaluar dhe bastisur nga Policia, ndërsa fotografitë e aksionit ishin publikuar nga “Cumhuriyet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat