Rusi: Sistemi kundërajor S-400 vendoset në Siri

Bota

Rusi: Sistemi kundërajor S-400 vendoset në Siri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:16

Agjencia ruse, RIA Novosti, në pronësi të shtetit, ka raportuar dje se sistemi i avancuar kundërajror, S-400, është vendosur në një bazë ushtarake ruse në Siri.

Pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus nga ana e frocave ajrore të Turqisë, më 24 nëntor, Rusia ka shpallur se do ta vendos këtë sistem të avancuar tokë – ajër.

Sot më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë, William Stevens, i tha agjencisë Interfax se kjo vendosje “do ta komplikoj mëtutje situatën tashmë të vështirë në hapësirën mbi Siri”.

Ai ka theksuar se Uashingtoni pret që Rusia ta respektoj memorandumin reciprok të mirëkuptimit për sigurinë e fluturimit në zonën e operacioneve ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat