Bisedime direkte ndërmjet zyrtarëve të dy Koreve

Bota

Bisedime direkte ndërmjet zyrtarëve të dy Koreve

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:36

Zyrtarët e Koresë Jugore dhe asaj Veriore kanë mbajtur takime dirkete në fshatin kufitar, Panmunjon, në përpjekje për ripërtritjen e raportve të dyanshme, që praktikisht janë bllokuar prej vitit 2010.

Këto bisedime janë rezultat i një marrëveshjeje të muajit gusht ndërmjet dy vendeve, që u arrit pas një shpërthimi të minës tokësore në kufirin me armatim të rëndë, me ç’rast u plagosën dy ushtarë të Koresë Jugore.

Raportet në Gadishullin Korean janë ngrirë prej vitit 2010, kur një anije ushtarake e Koresë Jugore ishte fundosur nga një torpedo, për të cilën ky vend thotë se është shkrepur nga një nëndetëse e Koresë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat