Piloti rus: Duke nisur nga sot, Turqia nuk ekziston më

Bota

Piloti rus: Duke nisur nga sot, Turqia nuk ekziston më

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:29

Incidenti i mëngjesit të djeshëm ka ndezur mjaft gjakrat mes rusëve dhe turqve.

Një pilot i aviacionit rus, Valery Nesmenayov, ka publikuar një postim në FB i cili ka shkaktuar reagime të shumta.

“Duke nisur që sot, Turqia për mua nuk ekziston më”, ka shkruajtur Nesmenayov.

Ai më tej ka shpjeguar domethënien e mesazhit të tij.

“Avionët tanë janë goditur dhe rrëzuar në shumë luftëra.

Janë gjëra që ndodhin kur merr pjesë në një luftë.

Avionët tanë janë rrëzuar në Çeçeni, Afganistan, Osetinë e Jugut etij.

Por janë goditur nga armiku, në betejë.

Ti godet armikun dhe ai të kundërpërgjigjet. Gjëra normale.

Në luftë ka gjithmonë humbje.

Por ajo që ndodhi dje ishte tradhti dhe hipokrizi e paparë.

Turqia deklaron se është një aleat në luftën kundër së keqes, por më pas të godet me thikë pas shpine.

Nuk bëhet fjalë nëse është shkelur kufiri apo jo, me këto gjëra merren profesionistët e fushës.

Por sulmi i kryer nga Turqia ishte një burracakëri e kryer në pabesi”, ka deklaruar Nesmenayov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat