​Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Ankara

Bota

​Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Ankara

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:26

Shpërthime të shumëfishta janë dëgjuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Shpërthimet kanë shkaktuar panik dhe kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të policisë për të filluar hetimet mbi shkaktarët.

Mediet lokale kanë raportuar se shpërthimi është shkaktuar në kompleksin industrial “Ozpetek”, transmeton KosovaPress.

Sipas të dhënave nga zyra e guvernatorit, pesë persona kanë mbetur të lënduar si rezultat i incidentit, që ka ndodhur rreth orës 12:20, sipas kohës lokale, raporton “T24.”

Raportet e mëhershme tregojnë se fuqia e shpërthimit është ndjerë në të gjithë qytetin, duke shkaktuar frikë dhe panik nga sulme të mundshme terroriste.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dërguar me shpejtësi ekipet e veta në zonat më të populluara të Ankarasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat