Korr sukses lufta kundër SIDA

Bota

Korr sukses lufta kundër SIDA

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:10

Agjensia ndërkombëtare kundër sëmundjes së SIDA-s, ka theksuar se është arritur progres. Kjo duke u mbështetur edhe nga shifrat e viteve të kaluara. Në vitin 2005 kanë vdekur si shkak i virusit SIDA rreth 2 milion njerëz kryesisht nga Afrika, 2013 kjo shifër ka rënë në 1.3 milion njerëz, për të ardhur në 2014 në 1.2 milion.

Poashtu edhe numri i infektuarëve ka pësuar rënie, ku në vitin 2013 janë infektuar plot 2.1 milion banorë për të rënë një vit më pas në 2 milion. Kjo arritje ka ardhur kryesisht nga shpërndarja e ilaçeve dhe vetëdijësimit të të prekurve.

Qëllimi i UNAIDS është që kjo shifër të arrijë në shifra minimale deri në 2020./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat