Rusia akuzon Turqinë se po e mbron ISIS-in, nuk përjashton mundësinë e hakmarrjes

Bota

Rusia akuzon Turqinë se po e mbron ISIS-in, nuk përjashton mundësinë e hakmarrjes

Nga: Arben Sylejmani Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:07

Pas rrëzimit të aeroplanit rus nga ana e ushtrisë turke, Kryeministri i Federatës Ruse, Dimitri Medvedev, ka akuzuar Turqinë për mbrojtje të ISIS-it.

Disa zyrtarë turq kanë 'interes të drejtpërdrejtë financiar "në tregtinë e naftës me grupin terrorist të Shtetit Islamik, ka thënë kryeministri rus, Dimitri Medvedev në një prononcim, duke dhënë detaje për një hakmarrje të mundshme, pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, nga ana e ushtrisë turke.

“Veprimet e Turqisë janë de fakto mbrojtje e shtetit islamik ", është shprehur Medvedev.

"Kjo nuk është befasi për ne, duke pasur parasysh informacionin që kemi për interesa të drejtpërdrejta financiar të disa zyrtarëve turq në lidhje me furnizimin e produkteve të naftës të rafinuar nga piantët e kontrolluara nga ISIS".

"Veprimet e pamatura dhe kriminale të autoriteteve turke ... kanë shkaktuar një përshkallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s, të cilat nuk mund të shfajësohen për asnjë arsye, duke përfshirë edhe mbrojtjen e kufijve shtetëror", ka thënë Medvedev.

Sipas Medvedevit, Rusia është duke shqyrtuar anulimin e disa projekteve të rëndësishme me Turqinë dhe ndalimin e kompanive turke të cilat veprojnë në tregun rus.

Pas rrëzimit të aeroplanit, Rusia ka rekomanduar qytetarët e saj të mos shkojnë në Turqi duke cituar kërcënimet terroriste, të cilat kanë rezultuar me tërheqjen e disa operatorë turistikë rus në Turqi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat