Rebelët sirianë rrëzojnë helikopterin rusë? (Video)

Bota

Rebelët sirianë rrëzojnë helikopterin rusë? (Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:40

Në një incident tjetër, një grup tjetër i rebelëve sirian të quajtur Ushtria Çlirimtare e Sirisë, divizioni detar, pretendon se ka shkatërruar një helikopter rus në një zonë malore të Turkenistanit, derisa po fluturonte mbi zonën ku është rrëzuar aeroplani ushtarak rusë.

Rebelët pretendojnë se kanë arritur ta rrëzojnë helikopterin me raketa anti-tank të tipit “Tow”, ka bërë të ditur Luiza Lovlak, korrespondente britanike e Telegraph në Lindjen e Mesme.

Kohë më parë është raportuar se helikopterët rusë janë përpjekur të lokalizojnë vendin ku është rrëzuar aeroplani rusë.
Nëse sulmi ndaj helikopteri konfirmohet, atëherë rebelët sirianë ka gjasa të kenë siguruar raketat e tipit “Tow” përmes mbështetjes logjistike të SHBA-ve dhe Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat