Izraeli fton Turqinë të luftojnë sëbashku terorizmin

Bota

Izraeli fton Turqinë të luftojnë sëbashku terorizmin

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:14

Izraeli ka ngushëlluar shtetin turk pas sulmeve terroriste të Ankarasë ku mbetën të vdekur mbi 100 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka ftuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, që të luftojnë bashkarisht terrorizmin si e keqe e përbashkët.

“E gjithë bota, por veçanërisht regjioni ynë ka sulme të shumta terroriste, andaj duhet të bashkëpunojmë më tepër bashkarisht për të luftuar atë. Unë besoj se ju do pranoni kërkesën time, për të pasur më shumë siguri në vendet tona,” tha ai duke iu referuar kolegut turk, Erdogan.

Marrëdhëniet turke-izraelite kanë pësuar rënie pas sulmeve të anijes Mavi Marmara, ku nga policia e ushtria izraelite u vranë disa aktivistë turk./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat