Rusia sulmon Sirinë nga Deti Kaspik

Bota

Rusia sulmon Sirinë nga Deti Kaspik

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:50

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se luftanijet ruse në Detin Kaspik kanë lëshuar raketa kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Shoigu, i cili i ka bërë këto komente gjatë një paraqitjeje televizive me presidentin rus, Vladimir Putin, ka thënë se 26 raketa janë nisur nga katër anije të stacionuara në det dhe kanë udhëtuar gati 1,500 kilometra për të arritur caqet në perëndim të Sirisë.

Shoigu ka thënë se raketat kanë goditur objektivat.

Putin, në anën tjetër, ka thënë se është ende heret të flitet për suksesin e operacionit ushtarak të Rusisë në Siri, i cili ka nisur më 30 shtator.

Ai ka urdhëruar Shoigun që të ndjekë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Arabinë Saudite, Iranin dhe Irakun në fushatën ushtarake në Siri.

Putin ka thënë se sulmet ajrore dhe me raketa të Rusisë do të mbështesin sulmet në terren të forcave siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat