NATO: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk është incident

Bota

NATO: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk është incident

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:51

Shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë këtë fund javë nga dy avionë luftarakë rusë nuk është një incident, vlerësoi sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkohë që Moska është justifikuar me kushtet e këqija të motit.

“Informacionet që kemi mbledhur më japin arsye të them se nuk bëhetë fjalë për një aksident”, konfiroi Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Në fakt, kanë ndodhur dy shkelje gjatë fundjavës dhe kjo i shtohet fakteve që tregojnë se nuk bëhet fjalë për një aksident”, insitoi ai.

“Për më tepër, këto incidente kanë zgjatur shumë në raport me të shkeljet e më parshme në hapësirën ajrore evropiane”, vazhdoi Stoltenberg.

“Është për këtë arsye që e kemi marrë këtë shumë seriozisht. Ky lloj incienti mund të krijojë situata të rrezikshme”, sipas Stoltenberg, që shpreson që kjo të mos ndodhë më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat