Siri: Bombardimet ruse bashkojnë 40 grupe rebele

Bota

Siri: Bombardimet ruse bashkojnë 40 grupe rebele

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:16

Duket se bombardimet ruse kanë sjellë një union mes shumicës së grupeve rebele, të cilat luftonin secili për idealin e vet. Mbi 40 grupe të njohura rebele në Siri, dëshirojnë të bashkëveprojnë pas bombardimeve ruse pasi sipas tyre, Rusia është armiku i përbashkët.

Sipas rebelëve, Rusia po masakron civilët në Homs dhe kërkon pushtimin tonë, andaj duhet të luftojmë sëbashku për largimin e së keqes. Sipas Al Jazeeras, gruper rebele “kanë nënshkruar një dokument për të luftuar aleancën ruse-iraniane”.

Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të Assadit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat