Fundi i ISIS? Putin dërgon 150 mijë ushtarë në Siri (Video)

Bota

Fundi i ISIS? Putin dërgon 150 mijë ushtarë në Siri (Video)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 10:49

(E plotësuar)-Presidenti rus Vlladimir Putin mendon që në Siri t’i dërgojë 150 mijë ushtarë në mënyrë që ISIS-in “përgjithnjë ta heq nga fytyra e dheut”.

Gazeta britanike Ekspress transmeton deklaratën e një burimi anonim që thotë se Moska zyrtare dëshiron ta pastrojë perëndimin e Sirisë.

“Rusia dëshiron ta marrë hapësirat e ISIS-it, qytetin Raka, si dhe fushat me naftë dhe gaz sidomos rreth qytetin antik Palmira”, ka thënë ai.

Nga Moska është deklaruar se sulmet ajror në Siri kanë ngjallur panik në mesin e xhihadistëve dhe se më shumë se 600 nga ta i kanë lëshuar pozicionet e tyre.

***

Vladimir Putin është duke u përgatitur të dërgojë 150.000 trupa në Siri, me të vetmin qëllim që të zhduk nga faqja e dheut njëherë e përgjithmonë Shtetin Islamik, shkruan e përditshmja britanike Express.

Lideri rus raportohet është duke përgatitur një mision të madh ushtarak, për të rimarrë kontrollin e qytetit Raqqa që tashmë kontrollohet nga pjesëtarët e ISIS.

Ky vend tashmë është vetëshpallur si kryeqyteti i ISIS në Siri, dhe pothuajse kontrollohet çdo ditë nga më shumë se 5.000 xhihadist.

Dhe për këtë arsye, Putin pritet të mobilizojë 150.000 rezervistë me të vetmin qëllim që të çrrënjosë nga faqja e dheut organizatën terroriste ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat