Harta e krizave dhe viktimave nëpër Botë

Bota

Harta e krizave dhe viktimave nëpër Botë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 07:06

Nuk ka nevojë të jesh student i shkencave politike, për të kuptuar se në Botë diçka nuk shkon si duhet. Fluksi i madh i refugjatëve dhe një lexim nxitimthi nëpër gazeta, të jep informacionet mbi krizat dhe luftërat civile në Siri, Irak, Afganistan, Jemen, Nigeri, Sudanin Jugor, Afrikën Qendrore, Somali, Libi dhe Ukrainë.

Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, numri i konflikteve është zvogëluar, por janë shtuar viktimat dhe vrasjet. Sesi janë shifrat e luftërave dhe vrasjeve e tregojnë numrat në vijim.

Viti 2008: Ka pasur 63 konflikte dhe 56.000 të vrarë
Viti 2010:Ka pasur 55 konflikte dhe 49.000 të vrarë
Viti 2012: Ka pasur 51 konflikte dhe 110.000 të vrarë
Viti 2014: Ka pasur 42 konflikte dhe 180.000 të vrarë.

Viti 2015 akoma nuk ka mbaruar por pritet të jetë akoma më i përgjakshëm sesa viti paraardhës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat