UNHCR ka falënderuar Austrinë dhe Gjermaninë

Bota

UNHCR ka falënderuar Austrinë dhe Gjermaninë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:46

Agjencia ndërkombëtare për refugjatë UNHCR ka falënderuar Austrinë dhe Gjermaninë për shkak të vendimit që të pranojnë mijëra refugjatë të cilën e kanë kaluar territorin e Hungarisë.

UNHCR në një deklaratë ka thënë se kjo politikë është e bazuar në vlerat humanitare.

Kjo agjenci ndërkombëtare me seli në Gjenevë ka falënderuar edhe grupet nga shoqëria civile e po ashtu edhe qytetarët në Austri dhe Gjermani që kanë ndihmuar në pranimin e njerëzve në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat