Afganistan: 13 burra nxirren nga makinat dhe vriten

Bota

Afganistan: 13 burra nxirren nga makinat dhe vriten

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:09

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se persona të armatosur kanë nxjerrë 13 pasagjerë meshkuj nga dy automjete dhe i kanë vrarë, në provincën Balk.

Guverntaori i qarkut Zari, Jafar Haidari, ka thënë se personat e armatosur kanë qenë të veshur me unforma të forcave kombëtare të sigurisë, ndërsa automjetet kanë qenë duke udhëtuar nga qarku Zari në qarkun Kishin.

Haidari ka thënë se sulmuesit nuk i kanë prekur pasagjeret femra.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat