BE do të pranojë 160.000 emigrantë

Bota

BE do të pranojë 160.000 emigrantë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:37

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një plan emergjent për vendosjen e më shumë se 160,000 refugjatëve të cilët janë aktualisht në të gjithë BE'në.

Sipas planit në bazë të të cilit edhe janë dakorduar liderët evropian, e ku ka pasur qasje gazeta britanike “Daily Mail”, emigrantët që janë në Itali, Greqi dhe Hungaria do transportohen nëpër vende të tjera të BE-së, në bazë të kriterit të numrit të popullsisë dhe prosperitetit ekonomik.

Në të njëjtën kohë, shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre do të dërgohen në Gjermani, në Francë do të shkojnë 26 mijë, Spanjë 16 mijë, ndërsa në Kroaci 3 mijë e 200.

Edhe pse, sipas të njëjtave kritere Britania e Madhe do të duhej të akomodonte 17 mijë refugjatë, britanikët kanë vendosur që tani për tani të mos jenë pjesë e planit të përbashkët të BE-së për pranimin e emigrantëve.

Sipas gazetës britanike, në bazë të të dhënave që ka BE-ja, në Hungari tani ndodhen rreth 54 mijë refugjatë, 39 mijë në Itali dhe 66 mijë e 400 në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat