​Hahn, mirënjohje Serbisë për “hapat drejt pajtimit”

Bota

​Hahn, mirënjohje Serbisë për “hapat drejt pajtimit”

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 16:55

Komisari për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn e ka lavdëruar Serbinë për përpjekjet në drejtim të pajtimit rajonal dhe reformat e brendshme dhe ka paralajmëruar hapjen e shpejtë të kapitujve në negociatat me BE-në.

“Serbia vitin e kaluar vërtet ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm, si në reformat e brendshme, ashtu edhe kur është fjala për dialogun e pajtimit”, ka thënë Hahn.

Ai, në një intervistë për portalin evropian EurActiv, ka thënë se pjesëmarrja e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq në komemoracionin në Srebrenicë, bashkëpunimi i tij konstruktiv me Shqipërinë dhe së fundmi marrëveshjet më të reja me Kosovën rreth çështjeve qendrore, paraqesin “përparim që duhet vlerësuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat