Zjarr në Paris: Tetë të vdekur, përfshirë dy fëmijë (Video)

Bota

Zjarr në Paris: Tetë të vdekur, përfshirë dy fëmijë (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:26

Një zjarr i rënë në një ndërtesë në Paris ka shkaktuar tetë të vdekur mëngjesin e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Goutte d'or” të kryeqytetit francez. Policia tha se mes viktimave janë dy fëmijë, katër persona janë plagosur dhe dy kanë arritur të dalin.

Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi dy orë më parë në të njëjtën ndërtesë zjarrfikëset kishin shuar flakët e nisura krejt papritur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, dhe kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo, dhe prefekti Michel Cadot.

Shërbimet e bashkisë po punojnë për t’u gjetur strehim personave që janë prekur nga tragjedia, një nga më të rëndat e kësaj natyre në 10-vjeçarin e fundit në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat