"BE duhet të ngrejë një qendër pritjeje refugjatësh në Turqi"

Bota

"BE duhet të ngrejë një qendër pritjeje refugjatësh në Turqi"

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:03

Në një intervistë për “Euronews”, ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere u shpreh se Bashkimi europium duhet të krijojë një kamp refugjatësh në Turqi. Sipas tij, në këtë mënyrë mund të procesohen kërkesat e tyre për emigracion, ka thënë gjatë kësaj të premteje ministri i Brendshëm gjerman.

“Kjo është një mënyrë për të lehtësuar disi gjendjen e vështirë të refugjatëve, por edhe për të adresuar krizën ndërkufitare me të cilën përballen vendet jugore të BE-së”, tha Maiziere.

Për këtë nismë, ai propozoi që të përdoren fondet e Europës. “Ndoshta mund të duhet të përdoren fondet e Europës për të ngritur një kamp të madh refugjatësh, për të vendosur që nga atje se cili prej tyre mund të vijë në Europë. Besoj se kampi duhet të krijohet në Turqi”, tha De Maiziere.

Sipas OKB-së, gjatë këtij viti kanë humbur jetën 2400 vetë në përpjekje për të mbërritur Europën përmes Mesdheut. Ndërkohë, më shumë se 100 mijë të tjerë kanë mundur të shkelin tokën italiane, ndërsa 160 mijë llogariten të kenë kaluar nëpër Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat