Irani kërkon nga SHBA lirimin e shtetasve të tij

Bota

Irani kërkon nga SHBA lirimin e shtetasve të tij

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 20:07

Irani ka bërë thirrje për lirimin e 19 iranianëve që po mbahen në Shtetet e Bashkuara.

“I bëjmë thirrje Qeverisë amerikane dhe autoriteteve të saj gjyqësore që t’i japin fund ndalimit të këtyre individëve”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme iraniane, Marzieh Afkham.

Thirrja vjen një ditë pasi zëvendësministri i Jashtëm iranian, Hassan Qashqavi, është cituar të ketë thënë se Republika Islamike nuk ka plane për të shkëmbyer gazetarin e burgosur të Washington Post-it, Jason Rezaian, me ndonjë të burgosur iranian që mbahet në SHBA.

Rezaian, 39 vjeç, ndodhet në burg në Iran për më shumë se një vit, nën akuzat për spiunim.

Gazeta, Qeveria e SHBA-së dhe shumë organizata për lirinë e mediave e kanë dënuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat