BERLIN – Ministri i Drejtësisë shkarkon prokurorin e përgjithshëm pas mosmarrëveshjeve mbi një hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror

Bota

BERLIN – Ministri i Drejtësisë shkarkon prokurorin e përgjithshëm pas mosmarrëveshjeve mbi një hetim për nxjerrje të sekretit shtetëror

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 22:09

Ministri gjerman i Drejtësisë njoftoi sot shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm federal pasi ky i fundit kishte denoncuar një ndërhyrje të ministrisë në një hetim kundër dy gazetarëve të një blogu informativ.

Ministri socialdemokrat, Heiko Maas tha në një deklaratë të shkurtër se besimi i tij te Harald Range, prokurori i përgjithshëm federal, kishte humbur përgjithmonë dhe se e kishte larguar nga detyra pas rënies dakord me qeverinë.

Range, 67 vjeç, kishte hapur në maj një hetim kundër dy gazetarëve me dyshimin për nxjerrje të sekretit shtetëror, pezullimi i të cilit shkaktoi irritim në opinionin publik gjerman.

Në qendër të kësaj mosmarrëveshjeje qëndron blogu Netzpolitik.org, i specializuar në mbrojtjen e të drejtave të programuesve të faqeve elektronike, i cili në fillim të vitit publikoi dokumente të paraqitura si plane të Zyrës së Zbulimit të Brendshëm për survejimin e internetit.

Blogu zbuloi javën e kaluar se Range kishte filluar një hetim paraprak për nxjerrje të sekretit shtetëror kundër dy prej gazetarëve të këtij blogu, një veprim i paprecendent në Gjermaniu që prej fillimit të viteve ’60 të shekullit të kaluar.

Range, i cili e pezulloi hetimin të premten e kaluar, deklaroi se kishte qenë viktimë e ndërhyrjes të ministrit që e mbulon.

“Të influencosh një hetim sepse rezultati i tij mund të mos jetë politikisht i favorshëm përbën një sulm të patolerueshëm ndaj pavarësisë së drejtësisë”, deklaroi sot i irrituar prokurori i përgjithshëm, Range.

“Deklaratat e Ranges dhe metoda e zgjedhur janë të pakuptueshme dhe i japin publikut imazhin e keq të asaj që ka ndodhur në të vërtetë”, deklaroi nga ana e tij ministri gjerman i Drejtësisë, Maas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat