Zyrtarët në Pakistan thonë se kanë arrestuar 5 persona, të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në sulmin e dyfishtë vetëvrasës të kryer nga militantët talibanë, që kanë pasur për cak dy kisha në qytetin lindor të Lahores.
Shuja Khanzada, ministrër i Provincës Punxhab, tha se 5 të dyshuarit e arrestuar sot, i takojnë grupit Tehreek-e-Taliban, që në Pakistan njihet si Shehryar Mehsud.
Dy bombardimet në distriktin Youhanabad në Lahore, në muajin mars, vranë 17 njerëz dhe mbi 70 të tjerë u plagosën.
Të dy bombardimet ndodhën në kohën kur në kisha po mbaheshin shërbimet.
Më pas dy burra ishin varur nga turmat e zemëruara, nën dyshimin se ata ishin militant.