Rusët vrasin 14 të dyshuar për terrorizëm brenda 3 ditëve

Bota

Rusët vrasin 14 të dyshuar për terrorizëm brenda 3 ditëve

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:38

Komiteti Rus Anti-Terrorist bëri me dije se forcat ruse vranë brenda 36 orëve 14 persona të dyshuar për përfshirje në “terrorizëm ndërkombëtar” në dy operacione të ndara në Kaukazin Verior të vendit.

Gjashtë persona u vranë të hënën në qytetin e Nalçik në rajonin Kabardino-Balkaria, ndërsa tetë të tjerë u vranë gjatë ditës së dielë pranë fshatit Sunzhi në rajonin Ingusheti.

Zëdhënësi i komitetit, Andrei Chatsky, në një deklaratë për shtyp shprehet: “Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë marrë informacion se një grup njerëzish të armatosur të dyshuar për përfshirje në një organizatë terroriste ndërkombëtare janë të fshehur në një banesë në një apartament nëntë-katësh.Pas bisedimeve disa orëshe me një grup të armatosur, militantët refuzuan të ulin armët dhe hapën zjarr ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit. Në përleshje u vranë gjashtë militantë”.

Besohet se personat e vrarë ishin të përfshirë në krime terroriste, duke përfshirë vrasjen e një oficeri të policisë javën e kaluar. Por nuk u dhanë detaje të mëtejshme se në cilin grup bënin pjesë ata që u vranë.

Identifikimi i të vrarëve është ende në proces. Komiteti i anti terrorizmit njoftoi se forcat ruse u angazhuan në një përleshje me armë në një pyll afër Sunzhit ditën e dielë, ku vranë tetë persona të dyshuar se kishin lidhje me shtetin islamik.

Rusia po lufton për të shuar një kryengritje islamike në Kaukazin Verior, ku gjenden disa rebelë të betuar për besnikëri ndaj shtetit islam. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kritikët e Kremlinit akuzojnë shërbimet e sigurisë ruse se po përdorin taktikatë rëndë në Kaukazin Verior, duke thënë se po shkaktojnë pakënaqësi midis vendasve.

Moska thotë se përdorimi i forcës është i nevojshëm për të protestuar sigurinë publike. Në vitet e fundit, militantët nga Kaukazi Verior kanë kryer sulme jo vetëm në rajonin e tyre, por edhe në pjesë të tjera të Rusisë, duke përfshirë një bombë vetëvrasëse në vitin 2011 në aeroportin Domodedovo të Moskës, në të cilën rreth 20 persona humbën jetën./ora

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat