Familja e Mulla Omarit nuk e mbështet udhëheqjen e re talibane

Bota

Familja e Mulla Omarit nuk e mbështet udhëheqjen e re talibane

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:04

Familja e liderit të ndjerë taliban, Mulla Omar, tha se nuk e mbështet pasardhësin e tij dhe se intelektualët religjiozë dhe veteranët e kësaj lëvizjeje, duhet ta zgjedhin një tjetër person.

Kjo familje sot ka njoftuar se nuk e njeh Mulla Akhtar Mansurin, i cili nga talibanët është shpallur pasardhës i Mulla Omarit.

Disa burime talibane i kanë thënë agjencisë Reuters se deklarata është bërë nga Abdul Manan, vëllai i vogël i Omarit.

Agjencia tjetër e lajmeve, Associated Press, e ka cituar Mananin që ka thënë se Mansur ishte “selektuar” nga një grup i vogël i mbështetësve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat