Rusi: Gjatë një shou - u rrëzua helikopteri ushtarak

Bota

Rusi: Gjatë një shou - u rrëzua helikopteri ushtarak

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:54

Një helikopter ushtarak i Rusisë i tipit Mi-28, është rrëzuar sot gjatë një shou të aviacionit ku ishin të pranishëm mijëra shikues.

Nga përplasja është vrarë piloti i parë, ndërsa piloti i dytë është plagosur, kanë thënë autoritetet ushtarake.

Në këtë shou ajror janë paraqitur aeroplanët e forcave ajrore dhe helikopterët, ndërsa pilotët bënin gara në plotësimin e kohës së paraparë.

Nuk është lënduar asnjë spektator, ndërsa manifestimi është ndërprerë.

Forcat ajrore të Rusisë i përdorin helikopterët e projektuar në periudhën ish-sovjetike, prej vitit 2000, ndërsa ky tip i helikopterëve eksportohet në një numër të madh të vendeve, përshirë Irakun.

Shefi i Forcave Ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev, e ka pezulluar përdorimin e këtyre helikopterëve, deri në përfundim të hetimeve për incidentin e sotëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat