Protesta në Jerusalem dhe Tel Aviv pas dhunës në paradën e gay-ve

Bota

Protesta në Jerusalem dhe Tel Aviv pas dhunës në paradën e gay-ve

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 16:48

Mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në demonstrata anembanë vendit, dy ditë pasi një ultra-ortodoks hebre goditi me thikë 6 persona në paradën e homoseksualëve.

Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Protesta të mëdha u mbajtën në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku iu bë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të çrrënjosur homofobinë, në të kundërt pasojat për shoqërinë izraelite do të ishin të tmerrshme.

I dyshuari i këtij akti, i cili plagosi 6 vetë në paradën e së enjtes me rreth 5 mijë persona, sapo kishte përfunduar një dënim prej 10 vitesh burgim, pas një sulmi të ngjashëm pikërisht në një paradë homoseksualësh.

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin foli në lidhje me këtë ngjarje, duke deklaruar:

” Flakët janë përhapur në të gjithë vendin tonë, flakët e dhunës, flaket e urrejtjes , flakët e besimeve të rreme e të shtrembëruara. Flakë që lejojnë gjakderdhjen në emër të Biblës, në emër të ligjit hebre, në emër të moralit, në emër të dashurisë për Izraelin ”.

Rivlin u shpreh gjithashtu se ndjenja e urrejtjes po infekton elementë ekstremistë në shoqërinë izraelite.

“Vala e gjakut për fat të keq nuk u ndal vetëm me kaq. Terroristë hebrenj dogjën banesën e familjes palestineze Dawabesh duke vrarë një foshnje dhe duke plagosur seriozisht një tjetër fëmijë 4 vjeçar, ndërsa dy prindërit në momentet që po flasim po luftojnë me vdekjen. I kam vizituar në spital, isha i heshtur dhe i turpëruar nga vala e tmerrshme e urrejtjes së disa njerëzve”.

Presidenti iu referua ngjarjes së të premtes ku një grup ekstremist hebre vrau një foshnje dhe plagosi 3 persona të tjerë, Ravlin e përkufizoi këtë ngjarje si një akt te pastër terrorist.

Banesa e sulmuar në Duma kishte dritaret e shkatërruara nga bombat që terroristët hodhën brenda në shtëpi teksa familja Dawabesh ndodhej në gjumë, në mure kishte mbishkrime me fjalën “hakmarrje” dhe ishte pikturuar ylli i Davidit.

Ky ishte sulmi më i rëndë i kryer nga izraelitët, që kur një i ri palestinez u dogj për vdekje në Jerusalem një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat