Merkel për një mandat të katërt si kancelare?

Bota

Merkel për një mandat të katërt si kancelare?

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 19:59

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka planifikuar të garojë për një mandat të katërt në postin e kancelares në vitin 2017, njoftoi sot revista gjermane ”Der Spiegel”.

Me anë të një raporti pa burime, revista tha se Merkel ka zhvilluar një takim me këshilltarët dhe anëtarët kryesorë të partisë së saj Unioni Kristiandemokrat për të diskutuar strategjinë e fushatës së ardhshme elektorale.

Raporti shtoi se Merkel ka planifikuar ta njoftojë zyrtarisht vendimin e saj në fillmi të vitit 2016.

Merkel fitoi një mandat të tretë në vitin 2013 dhe formoi një koalicion me socialdemokratët e qendrës së majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat