Kriza greke në menynë e gjermanëve

Bota

Kriza greke në menynë e gjermanëve

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:37

Kriza greke dhe kthimet e saj të shpeshta në pikën zero mbase nuk janë në shijen e të gjithëve, por një pronar restoranti në Berlin shpreson të tërheqë sa më shumë klientë me krijimet e tij të fundit të frymëzuara nga situata e rëndë ekonomike e shtetit helen.

Jorgos Kristidis u zhvendos në Gjermani nga Greqia në vitin 1984 dhe që nga viti 1987 ka menaxhuar restorantin e tij grek në kryeqytet.

Dhe këtë verë, duke parë gjendjen e vështirë të vendit ku lindi dhe trazirat financiare, ai është përpjekur të shohë anën pozitive të kësaj situate, duke prezantuar dramën greko- evropiane në pjatat e tij në menynë e “Restorant Z”.

“Ishte temë aktuale kudo, çdo ditë në televizion dhe radio: kriza greke, një tjetër shans, shansi i fundit. Pastaj një mëngjes teksa po pinim kafenë , bashkëshortja ime tha e di çfarë, menynë speciale duhet ta quajmë drama greko evropiane“, thotë Kristidis.

Pjatat më të shijshme në meny janë bazuar tek protagonistët kryesor të krizës dhe negociatave për zgjidhje.

Pjata Schaeuble Grexit mori këtë emër nga ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble dhe ka në përbërje të saj biftek qengji me lloje djathi dhe perime, kurse pjata e Varufakis, dedikuar ish ministrit grek të financave dhe që kushton 20 euro ka në përbërje të saj mish viçi me shumë djegës , pra është më shumë pikante si pjatë, referuar edhe radikalizmit tw tij në qëndrimin mbajtur me kreditorët, shpjegon ai.

Në menynë speciale të restorant Z një rol të madh luajnë edhe udhëheqësit e dy vendeve. Tsipras darling, është pjata frymëzuar nga kryeministri grek dhe kushton 5,90 euro. Përbërësit kryesor të kësaj pjate janë djathë i llojit Manouri, i cili nuk është as i butë dhe as i fortë, dhe që simbolizon sjelljen e pavendosur të Tsipras gjatë negociatave me kreditorët ndërkombëtarë.

Kurse kancelares gjermane Angela Merkel Kristidis i ka kushtuar një ëmbëlsirë, titulluar “Sweet Angie”. Kjo ëmbëlsirë ka në përbërje kek me akullorë me arra dhe vanilje.

“Kam menduar t’i dedikoj këtë ëmbëlsirë sepse zonja Merkel është Zo një e Hekurt, por ajo ishte në gjendje të menaxhonte zhvillimet e Greqisë në mënyrë shumë të butë, “-thotë 53 vjecari.

Klientët e vlerësojnë shumë idenë e Kristidit, duke e quajtur gjeniale teksa shijojnë gatime si Schaueble grexit dhe Varoufakis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat