BE-ja kërkon nga Izraeli hetim për fëmijën e djegur palestinez

Bota

BE-ja kërkon nga Izraeli hetim për fëmijën e djegur palestinez

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:53

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet izraelite që të kryejnë një hetim të menjëhershëm në sulmin e banorëve hebrenj në familjet palestineze në Bregun Perëndimor.

Nga ai sulm ka vdekur një foshnjë njëvjeçare palestineze.

"Është e domosdoshme një hetim urgjent dhe i plotë për të sjellë autorët e këtij krimi të tmerrshëm para drejtësisë ", thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurimit Federico Mogerini .

Vajza me emrin Ali Dauabsha është djegur në zjarrin që besohet se e kanë shkaktuar banorët izraelitë ndërsa babai, nëna dhe vëllai kanë marrë djegie të rënda.

Në deklaratë thuhet se incidente të tilla janë të rrezikshme pasi që mund të rrezikojnë bllokimin e bisedimeve dhe të fillojë një dhunë e re në Lindjen e Mesme.

Deklarata tregon se incidente të tilla janë të rrezikshme për shkak të bllokimit në procesin e bisedimeve nuk mund të fillojë një spirale të re të dhunës në Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat