Cameron kritikohet për shkak të deklaratave për migrantët

Bota

Cameron kritikohet për shkak të deklaratave për migrantët

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:32

Kryeministri britanik David Cameron ka ngjallur kritika të ashpra publike për një deklaratë në lidhje me emigrantët për të ciliuët tha se “ mizëri njerëzisht po kalojnë Mesdheun”.

“Mizëri njerëzish po vijnë nëpërmes Mesdheut në kërkim të një jete më të mirë, ata dojnë të vijnë në Britani pasi që ka punë, dhe është vend i mahnitshëm për të jetuar”, ka thënë Cameron gjatë vizitës në Vietnam.

Ai tha se megjithatë Britania duhet t’i mbrojë kufijtë e saj duke bashkëpunuar edhe me Francën, transmeton AFP.

Cameron duhet t’i kujtohet se po flet për njerëz e jo për insekte”, ka thënë lideri opozitar i laburistëve Harriet Herman .

Është deklaruar edhe Këshilli për Refugjatë që punon me azilkërkues, i cili ka vlerësuar deklaratën e kryeministrit britanik e Cameron “është e tmerrshme, çnjerëzore për një lider botëror”.

Rreth 3 mijë njerëz kryesisht nga Siria dhe Eritrea po qëndrojnë në kampe në qytetin Kale të Francës derisa po tentojnë të kalojnë ilegalisht në Britani nëpërmes anijeve dhe trenave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat