Al Shaabab merr përgjegjësinë për sulmin në Kenia

Bota

Al Shaabab merr përgjegjësinë për sulmin në Kenia

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:34

Grupi islamist i Somalisë, al Shabaab ka thënë sot se ata qëndrojnë pas sulmit në qytetin Mandera, në verilindje të Kenisë, e cila sipas tyre është pjesë e fushatës kundër shtetit kenian.

“Ne qëndrojmë prapa sulmit në Mandera. Ne vramë mbi 10 të krishterë kenianë”, i ka thënë Reuters, zëdhënësi i këtij grupi, Sheik Abdiasis Abu Musab.

“Sulmi në Mandera është pjesë e operacionit që vazhdon kundër Kenisë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat