Ngritet akuzë ndaj personit që kërcënoi me jetë Obamën

Bota

Ngritet akuzë ndaj personit që kërcënoi me jetë Obamën

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:07

Një shtetas amerikan është akuzuar për kërcënim pasi kishte shkruar në uebfaqen e FBI-së, se planifikon të vrasë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, shkruan AP.

Sipas dokumenteve, forcat e sigurisë kishin tentuar që ta intervistojnë Andrew O’Keefe 28 vjeç, nga shteti Massachusetts, pas postimit që kishte bërë më 13 maj por ai ka refuzuar që të flas me autoritetet.

Autoritetet amerikane thonë se më shumë se 100 lloje të armëve janë gjetur në shtëpinë dhe veturën e tij, duke përfshirë shpata, thika dy-tehëshe dhe shtiza.

O’Keefe pritet të dal para trupit gjykues sot. Ai përballet me burgim prej 5 vjetësh nëse shpallet fajtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat