Tunizia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Tunizia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 18:52

Presidenti i Tunizisë Get Kaid Esebsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend, tetë pas sulmeve terroriste ku u vranë 38 turistë në një plazh të një hoteli.

“Presidenti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tunizi dhe më vonë do t’i drejtohet popullit”, ka deklaruar shërbimi për informim i presidentit tunizian.

Gjendja e jashtëzakonshme në Tunizi jep kompetenca shtesë për ushtrinë dhe Policinë.

Gjendja e jashtëzakonshme është hequr në mars të vitit 2014 ndërsa ka qenë në fuqi nga janari I vitit 2011 pas ikjes së presidentit Ben Ali para fillimit të demonstratave që u kthyen në “Pranverën arabe”.

Pas revolucionit Tunizia më shumë po përballet me rritjen e sulmeve xhohadiste që janë përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra ushtarëve dhe policëve.

Gjithsej 59 turistë janë vrarë në Tunizi nga këto sulme, 21 në muzeun Bardo në mars të këtij viti dhe 38 persona më 26 qershor në kompleksin turistik në Souse.

Kryeministri Habib Esid në një intervistë për BBC ka thënë se policia ka qenë shumë e ngadalsh me në reagimin ndaj sulmeve duke pranuar se ky ka qenë një lëshim i sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat