Britania kujton viktimat e Tunizisë

Bota

Britania kujton viktimat e Tunizisë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:10

Në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet sot në mesditë një minutë heshtje, për të përkujtuar 38 njerëz – përfshirë 30 britanikë – të vrarë nga një sulm në Tunizi, një javë më parë.

Flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa ceremonive përkujtimore do t’iu bashkohen edhe Mbretëresha Elizabeth II dhe kryeministri David Cameron.

Tridhjetetetë turistë janë vrarë të premten e kaluar, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në plazh, në qytetin Sous.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat