Greqia një hap larg katastrofës, gjithçka shtyhet për nesër

Bota

Greqia një hap larg katastrofës, gjithçka shtyhet për nesër

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:40

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë refuzuar propozimin e Athinës zyrtare për një program shpëtimi 2-vjeçar si dhe ristrukturimin e borxhit grek përmes fondit europian ESM.

“S’mund të zgjasim planin aktual të shpëtimit’ ka shkruar nw Twitter Ministri finlandez Alexander Stubb.

Në përmbyllje të telekonferencës urgjente të thirrur mbrëmjen e sotme në Bruksel, mësohet se Eurogrupi do të mblidhet sërish nesër, pasi Greqia do dale me nje propozim te ri.

“Ministrat e Financave të Eurozonës sërish takim nesër. Do diskutohet propozimi i ri grek. Çdo ndihmë e re mund të ketë kushte të ashpra” njoftoi kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Ndërkaq kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, flet për mundësinë që Greqia të pezullojë mbajtjen e referendumit të dielën, nese rinisin bisedimet.

Në Uashington, presidenti Barack Obama tha se kriza financiare e Greqisë “është një çështje shumë shqetësuese” por më shumë për Evropën sesa për Shtetet e Bashkuara.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se trazirat financiare do të rezultojnë në një tronditje të madhe të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Greqia dhe kreditorët e saj janë angazhuar në negociata disa javore, me bisedimet që përfunduan fundjavën e kaluar kur zoti Tsipras shpalli mbajtjen e një referendum për të lejuar popullin të vendosë nëse do t’i pranojë apo jo kërkesat e fundit të masave shtrënguese në këmbim të huave të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat