Greqi, miratohet në Parlament kërkesa e Tsiprasit për referendum më 5 korrik

Bota

Greqi, miratohet në Parlament kërkesa e Tsiprasit për referendum më 5 korrik

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 09:08

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, me 178 vota pro - të radikalëve të majtë, “Grekëve të Pavarur” dhe Agimit të Artë - si dhe 120 vota kundër, Parlamenti grek ka miratuar kërkesën e qeverisë “Tsipras” për të zhvilluar referendum ditën e diel të datës 5 korrik.

Brenda një jave, grekët duhet të informohen dhe të vendosin nëse pranojnë apo jo propozimin e huadhënësve të Athinës. Është e domosdoshme, që pjesëmarrja të tejkalojë shifrën prej 4 milionë votuesish, në mënyrë që rezultati të jetë i ligjshëm.

Ndërkohë Eurogrupi, që ka nxjerrë jashtë gjatë samitit të tij ministrin grek të Financave, ka kundërshtuar të japë një shtyrje disa ditore të programit të ndihmës për Greqinë, program që mbaron në këtë mënyrë në datën 30 qershor dhe ekonomia e vendit, si dhe sistemi bankar ndodhen tashmë në një boshllëk financiar tepër të rrezikshëm.

Me ankth dhe shqetësim pritet vendimi i Bankës Qendrore Europiane, nëse do të vazhdojë të furnizojë bankat greke këto ditë, kur gjithnjë e më shumë flitet se do të vendoset sistemi i kontrollit të kapitalit, për të parandaluar rrjedhjen masive të parave nga institucionet financiare greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat